Heynckes kërkon fitore ndaj Mainzit

dardanmiftari | Saturday, April 14, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, thotë se ekipi i tij duhet ta mposhtë Mainzin për të rifituar besimin të shtunën në sfidën që zhvillohet në Alianz Arena.

“Ne duhet të jemi realistë, por unë kurrë nuk kam bërë deklarata të pa matura. Unë do ta shfrytëzoj dhe atë shpresën e fundit që ka mbetur. Ne kemi synime tjera të mëdha”.

“Është gjëja e vetme që mund të bëjmë. Duhet të vazhdojmë luftën, kemi potencial enorm, kështu që duhet të bëjmë më të mirën. Ne duhet të tregojmë karakter dhe të ndezim motorët. Lojtarët e mi mund ta bëjnë këtë, sepse të gjithë janë top lojtarë. Duhet të mësoni t’ia dilni me disfatat, është pjesë e lojës”, është shprehur Heynckes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...