Heynckes: Shkojmë me besim në Bernabeu

dardanmiftari | Sunday, April 22, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, ka këmbëngulur se ekipi i tij do të hyjë në ndeshjen kthyese çerekfinale ndaj Real Madridit me besim të madh, pas fitores ndaj Werderit të shtunën.
“Nuk është e lehtë të luash çdo tre ditë dhe kjo është arsyeja pse ndërrova ekipin e parë. Unë jam i kënaqur me qëndrimin dhe përkushtimin”.

“Zëvëndësimet kishin impakt pozitiv në lojën tonë. Ëerderi kishte raste të mira, por ne merituam fitoren. Ishte një fitore që na ngriti moralin. Ne shkojmë te Reali me shumë besim, sepse gjithmonë shënojmë në udhëtim. Jam optimist për të mërkurën dhe kështu janë edhe lojtarët e mi”, ka thënë Heynckes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...