Hoeness kritikon Realin për borxhet e mëdha

dardanmiftari | Tuesday, April 17, 2012 | 0 Komente

Kryetari i bordit të Bayern Munichut, Uli Hoeness, thotë se ai mbetet i shqetësuar me mënyrën se si klubet spanjolle janë lejuar të ecin përpara me borxhe të mëdha.
Bayerni sonte do të përballet me Realin, dhe Hoeness ka lënë anash anën sportive për t’u fokusuar në atë që e shqetëson më shumë pozitën e tij, anën financiare.

“Unë kam respekt të madh për këtë klub, emrin, traditën e tij. E vetmja gjë që nuk më pëlqen është se është një klub që ka një sukses të madh atletik por vet nuk i paguar borxhet e veta. Ky është një problem”.

“Unë kam reaguar ndaj lajmit për 750 milionë eurot borxhe ndaj shtetit të klubeve spanjolle. Unë nuk mund ta kuptoj këtë! Gjermania u jep njerëzve shumë para për të mbijetuar dhe atje ndodh kjo”.

“Mendoj se ju duhet ta trajtoni secilin në mënyrë të barabartë. Dhe për mua më duket e jashtëzakonshme që në Spanjë tre vite më parë ju paguanit maksimumin e taksës për lojtarë prej 25 për qind. Ishte një avantazh i mrekullueshëm për klubet spanjolle. Në Gjermani ne paguajmë 45 për qind”, ka thënë Hoeness.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...