Iniesta: Gjërat kanë ndryshuar

dardanmiftari | Wednesday, April 11, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, thotë se Real Madridi mbetet favorit për titullin, por gjërat tash nuk janë si më parë.
Barcelona fitoi me rezultat 4-0 ndaj Getafes për të ngushtuar në vetëm një pikë diferencën nga Reali, që sonte udhëton në Vicente Calderon në një ndeshje të vështirë përballë Atletico Madrid.

“Lider është Madridi. Ata kanë avantazhin, por ata duhet të luajnë sot. Gjërat kanë ndryshuar, ne po luftojmë për t’i arritur ata. Këtë do të bëjmë deri në fund”.

“Këto derbi (Atletico – Real) janë shumë intensiv, nuk e di nëse do ta shikoj”, ka thënë Iniesta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...