Interi sigurt jashtë LK-së

dardanmiftari | Sunday, April 22, 2012 | 0 Komente

Interi ka minimizuar maksimalisht gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve, pas barazimit pa gola në Artemio Franchi ndaj Fiorentinës.
Në pjesën e parë u zhvillua lojë kryesisht monotone, pa raste shënimi, por me një dominim të lehtë të Interit në posedim që me anë të depërtimeve të Zarates tentoi të gjente portën.

Në fraksionin e dytë nuk ndryshuan gjërat. Interi dominoi në posedim, kërkoi të shënonte, por munguan rastet, përkundër inkuadrimit të Sneijder.

Një penalti për Fiorentinën u akordua në minutën e 62-të, e të cilën e ndali për mrekulli Julio Cesar, që mbajti ekipin e tij në lojë deri në fund, por përkundër kësaj, rezultati mbeti 0-0.

Me këtë barazim Interi mbetet në vendin e shtatë me 49 pikë, një pikë më pak se Roma në vendin e gjashtë dhe pesë pikë më pak se Lazio që është në vendin e tretë. Me pesë javë pa përfunduar Serie A dhe me ndeshje të vështira në udhëtim te Lazio dhe Udinese, mund të konkludojmë se Interi ka humbur çdo mundësi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe kjo pas më shumë se një dekade të tërë pjesëmarrjeje në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet evropiane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...