Mancini beson në Balotellin
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka pranuar se ai mund të jetë personi i vetëm në botë që i beson Mario Balotellit.
“Ndoshta unë jam njeriu i vetëm që i beson Marios. Por, në këtë ndeshje mendoj se po, mund t’i besoj atij”.
“Balotelli po stërvitet mirë si zakonisht. Në një ndeshje ai mund të shënojë dy-tri gola – ky është problemi i menaxherit. Balotelli më ka kërkuar falje për kartonin e kuq ndaj Arsenalit dhe po, ai mund të luaj ndaj United”, ka thënë Mancini.
Category: Futboll
0 Komente