Mancini: Titulli? I pamundshëm!

dardanmiftari | Monday, April 23, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka refuzuar të flasë për shanset e tyre për titull pas fitores ndaj Wolves.
Manchester United u ndalua me barazim 4-4 në shtëpi nga Evertoni, derisa City fitoi 2-0 ndaj Wolves për të ngushtuar në tre pikë diferencën ndaj rivalit lokal në krye të tabelës.

Por Mancini thotë se titulli nuk është në duart e skuadrës së tij, edhe pse City ka një diferencë më pozitive të golave, dhe do të përfundonte i pari nëse fiton tre ndeshjet e mbetura.

“Vetëm një skuadrës mund ta fitojë titullin. Kjo nuk është në duart tona. Ne kemi tre pikë më pak. Ju të gjithë thatë se gara për titull kishte përfunduar. Shtatë ditë më parë, gara kishte përfunduar. Ju e shkruat atë. Unë e uroj Sir Alex Ferguson për sezonin e mirë”.

“Pas derbit ne luajmë kundër Newcastle, që lufton për një vend në Ligën e Kampionëve, dhe QPR që lufton për mbijetesë. Ne mund të bisedojmë për titull të hënën e ardhshme. Është e pamundshme”, ka thënë Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...