Mata: Ta ndalim Messin!
Anësori i Chelseat, Juan Mata, ka kërkuar që bashkëlojtarët e tij ta ndalin superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, nëse duan të kenë sukses kundër Blaugranëve në Ligën e Kampionëve.
“Nëse duam një ditë të mirë, atëherë të kemi kujdes”.
“Barca ka edhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm, si Xavi dhe Andres Iniesta, por është e qartë që Messi është rreziku kryesor dhe ai i cili mund ta prishë baraspeshën e ndeshjes”.
“Ne do të përpiqemi të sigurohemi që Messi të ketë një ditë të keqe”, ka thënë 23-vjeçari për Marca.
Category: Futboll
0 Komente