Milani nuk është në krizë
Andrea Pirlo është i vetëdijshëm për rrezikun që do të shfaqë Milani kundrejt Juventusit për titullin e Serie A deri në fund të sezonit, megjithatë ka pohuar se bardhezinjtë e kanë fatin në duart e tyre.
“Kthimi në krye mbi të gjithë është kënaqësi. Nuk kemi qenë liderë qe një kohë, por ne jemi gjithmonë të vetëdijshëm se mund të kemi sukses”.
“Tash jemi në maje, duhet të vazhdojmë të mendojmë për gjëra të mëdha dhe t’i marrim ndeshjet një nga një. Gjasat tona janë 50-50, sepse nevojitet vetëm një rrëshqitje e vogël dhe gjithçka ndryshon”.
“Nuk mendoj se Milani është në krizë. Është normale se ekziston lodhja pas Ligës së Kampionëve”.
“Ne duhet të përqendrohemi te vetvetja, sepse jemi në vend të parë dhe kemi shtatë finale para vetes”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia.
Category: Futboll
0 Komente