Mou: Sezoni i Ronaldos, më i mirë se i Messit

dardanmiftari | Thursday, April 26, 2012 | 0 Komente

Jose Mourinho mendon se Cristiano Ronaldo ka pasur një sezon më të mirë se Lionel Messi, pavarësisht se sulmuesi humbi penaltinë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.
“Cristiano Ronaldo është fantastik. Unë nuk do ta krahasoj atë me Messin, ne po bisedojmë për dy lojtarë të shkëlqyeshëm. Unë do të them se këtë vit Cristiano Ronaldo ka qenë më i mirë”, ka deklaruar Mourinho pas takimit të mbrëmshëm.

“Ata që humbin penalti janë ata që e kanë topin për të goditur. Pa frikë, jo vetjak, ata shkojnë dhe mundohen”.

“Unë jam krenar për djelmoshat e mi. Ata janë super njerëz, por Supermeni është film. Messi humbi dje dhe sot tre djelmosha humbën pasi kështu është futbolli dhe këto gjëra ndodhin”, ka shtuar portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...