Raul falënderon Schalken
Sulmuesi i Schalkes, Raul, ka falënderuar ekipin nga Gelsenkirchen për dy vite të mrekullueshme dhe shumë të suksesshme, pas fitores prej 4-0 ndaj Hertha Berlinit.
“Është ditë emocionale, por më me rëndësi është që Schalke siguroi vendin për Ligën e Kampionëve. Unë shënova në ndeshjen time të fundit dhe ishte e veçantë dashuria e tifozëve gjatë këtyre dy viteve. Unë nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë”.
“Është e qartë që Schalke është klub i madh dhe kjo për shkak të tifozëve që ka. Nga dita e parë më është treguar respekt dhe dashuri. Është fantastike”, ka deklaruar Raul.
Category: Futboll
0 Komente