Reali fiton para El Clásicos

dardanmiftari | Saturday, April 14, 2012 | 0 Komente

Me rezultat prej 3-1, Real Madridi e ka mposhtur Sporting Gijonin për të mbajtur diferencën me Barcelonën në garën për titull.

Pas gjysmë ore lojë u akordua penalti në favor të skuadrës mysafire, të cilën e shndërroi në gol De las Cuevas.Pas një krosimi të Sergio Ramos, Gonzalo Higuain i barazoi shifrat dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, u desh të zhvillohej minuta e 74 që vendasit të kalonin për herë të parë në epërsi këtë mbrëmje.

Një harkim të Angel Di Marias e pranoi Cristiano Ronaldo për ta shënuar golin e 41-të këtë edicion në La Liga. Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi Karim Benzema (82’), ndërsa asistues ishte Mesut Oezil.

Real Madridi kryeson Kampionatin spanjoll me shtatë pikë më shumë se Barcelona që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon si mysafir i Levantes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...