Reali me rekord golash për një sezon

dardanmiftari | Saturday, April 21, 2012 | 0 Komente

Real Madridi i Jose Mourinhos ka thyer rekordin e golave të shënuar për një sezon në La Liga, pasi goli i Sami Khediras ndaj Barcelonës ishte 108-ti këtë edicion.

Në fitoren prej 3-1 ndaj Sporting Gijonit, ekipi aktual i Los Blancos pati barazuar numrin e golave (107) me ekipin e dikurshëm të John Toshack në sezonin 1989/1990, ndërsa goli i mesfushorit gjerman e theu këtë rekord.

Në të njëjtën ndeshje, Cristiano Ronaldo shënoi golin e dytë për të vënë një rekord të ri sa u përket golave të Mbretërve për një sezon dhe tashmë ata kanë të shënuar 109 gola, ndërsa kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u zhvilluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...