Remi në Olimpico
Roma dhe Napoli janë ndarë baras, 2-2, në ndeshjen e të shtunës mbrëma të zhvilluar në Stadio Olimpico.
Pa përfunduar pjesa e parë (42’), Marquinho i kaloi vendasit në epërsi dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Porsa filloi gjysma e dytë (49’), Juan Zuniga e barazoi rezultatin.
Edinson Cavani shënoi për t’i kaluar mysafirët në epërsi (67’), megjithatë Fabio Simplicio e barazoi rezultatin në fund të ndeshjes (88’).
Pas këtij takimi, Napoli pozicionohet në vend të tretë me pikë të barabarta me Lazion, ndërsa Roma thuajse humb të gjitha gjasat për Ligën e Kampionëve.
Category: Futboll
0 Komente