“Ronaldo është më i miri në botë”

dardanmiftari | Sunday, April 22, 2012 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë. Kështu mendon asistenti i Jose Mourinhos, Aitor Karanka.
Superylli i Real Madridit shënoi golin e fitores në Camp Nou dhe thuajse ia siguroi skuadrës së tij titullin e La Ligas, ndërsa Karanka e ka lëvduar atë pas ndeshjes.

“Për mua, Cristiano është futbollisti më i mirë në botë. Ai na ka dhënë disa nga momentet tona më të mira. Në finalen e kaluar të Kupës së Mbretit, ai na dha titullin”.

“Ozil, po ashtu, luajti mirë sonte (e shtunë). Këto janë tri pikë të rëndësishme që na japin vetëbesim që të vazhdojmë të punojmë shumë”, ka thënë Karanka pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...