Schweini: Ndaj Realit, asgjë për të humbur

dardanmiftari | Sunday, April 15, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Bayernit të Munichut, Bastian Schweinsteiger, e ka këshilluar ekipin e tij që të japë gjithçka në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit në Allianz Arena, pasi edhe ashtu bavarezët nuk kanë çfarë të humbin.
“Është ‘o krejt o hiç’ të martën. Ne duhet që të thyejmë kufinjt dhe të bëjmë që tifozët të na përkrahin në maksimum”.

“Nuk do të jetë e lehtë, pasi këtu do të ndikojë fuqia mentale. Unë shpresoj që ne të tregojmë mentalitetin tipik që e simbolizon Bayernin”, ka deklaruar Schweini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...