Sheiku Mansour “shumë i kënaqur” me sezonin

dardanmiftari | Tuesday, April 24, 2012 | 0 Komente

Pronari i Manchester Cityt, Sheiku Mansour, ka shprehur kënaqësinë për arritjet e skuadrës së tij gjatë këtij sezoni.
City e ndjek Manchester United me tre pikë por me një diferencë më të mirë të golave që do t’i jepnin avantazhin në rast fitoreje në derbin e së hënës që zhvillohet në Etihad Stadidum.

“Diferenca është tre pikë dhe ne kemi një shans. Por çfarëdo që ndodh dhe edhe nëse ne nuk fitojmë, jam i kënaqur me lojtarët, skuadrën dhe menaxhmentin”.

“Ata kanë performuar shumë mirë dhe janë përmirësuar në disa ndeshjet e tyre të fundit”, ka thënë sheiku arab për Abu Dhabi TV.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...