Stramaccioni: Te Interi patjetër duhet të fitosh

dardanmiftari | Saturday, April 14, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka bërë shaka se presidenti i klubit, Massimo Moratti, e ka vënë një klauzolë në kontratën e tij e cila thotë se fitorja është opsioni i vetëm.

“Në fund të intervistës sime ai më tha: “trajner, ti duhet të fitosh. Ne duhet të fitojmë”. Është një marrëveshje e thjeshtë. Mendoj se është një klauzolë kjo që presidenti ma ka vënë për njëqind vitet e ardhshme. Ai kërkon këtë nga të gjithë trajnerët”.

“Është diçka e thjeshtë, një anekdotë, një shaka, por vërtet ndodhi. Ai kërkoi këtë nga ne: Të bëjmë mirë dhe të fitojmë. Është një klauzolë në kontratën time, pasi kur je te Interi duhet që patjetër të fitosh”, ka thënë Stramaccioni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...