Tevez: Dua t’ia shpaguaj besimin Mancinit

dardanmiftari | Monday, April 30, 2012 | 0 Komente

Carlos Tevez ka zbuluar se ai është sërish i lumtur te Manchester City dhe dëshiron ta shpaguajë besimin e menaxherit Roberto Mancini duke qëndruar në klub.
Argjentinasi është rikthyer në skuadër në shtator pas mungesës gjashtë-mujore për shkak se kishte refuzuar të luajë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut, por tash duket se është plotësisht i fokusuar me skuadrën.

“Jam ndjerë mirë që kur jam rikthyer në shkurt, shumë i qetë dhe i kënaqur dhe i lumtur që jam rikthyer të luaj futboll për Manchester Cityn sërish”.

“Raporti im me menaxherin është krejt në rregull, ai ka qenë i artë me mua dhe nuk ka pasur probleme. Ai dëshiron të fitojë ndeshje dhe të jetë i suksesshëm dhe nëse unë mund të luaj rolin tim për ta ndihmuar, atëherë kjo është ajo që do të bëj”.

“Unë kam qenë në klub që nga fillimi i këtij projekti dhe ndaj të njëjtin vizion me Sheikun Mansour. Ai [trajneri] gjithmonë ka qenë i shkëlqyeshëm me mua dhe dua ta shpaguaj besimin dhe të qëndroj këtu për aq gjatë sa duhet për ta bërë projektin të suksesshëm”, ka thënë Tevez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...