Thunder ndalohen nga Chris Paul

dardanmiftari | Thursday, April 12, 2012 | 0 Komente

Chris Paul ka shënuar 24 nga 31 pikët e tij në pjesën e dytë të ndeshjes, në të cilën Los Angeles Clippers dominoi për të shënuar fitore 100-98 në udhëtim te skuadra lidere e Konferencës Perëndimore, Oklahoma City Thunder.
Ndeshja ishte e barabartë 98-98 kur Paul me tetë sekonda të mbetura shënoi për t’i dhënë skuadrës frymëmarrje të lirshme, derisa Kevin Durant humbi një tentim për trepikësh për Thunder në sekondën e fundit.

Durant shënoi 22 pikë dhe Russell Westbrook 20 të tjera për Oklahoma City.

Fitorja e Clippers (35 fitore dhe 23 disfata këtë sezon), i le ata në pozitën e katërt të Perëndimit, derisa Thunder (42 fitore dhe 16 disfata) qëndrojnë në krye me një ndeshje avantazh ndaj San Antonios, që po ashtu u mposht mbrëmë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...