Unai Emery të largohet nga Valencia
Trajneri i Valencias, Unai Emery, ka zbuluar se ai do të largohet nga klubi spanjoll në fund të sezonit.
Valencia aktualisht është e treta në La Liga prapa Real Madridit dhe Barcelonës, por presioni në trajnerin është rritur dhe besohet se ka ndikuar në vendimin e tij.
“Shpresoj që ne të shkojmë dhe të fitojmë një trofe dhe që ne të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, nuk do të jem këtu sezonin e ardhshëm”, i ka thënë Emery stafit të tij, siç përcjell sportivja spanjolle AS.
Category: Futboll
0 Komente