Van Persie lojtari i vitit në Angli

dardanmiftari | Monday, April 23, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, është shpallur PFA - lojtari i vitit dhe po ashtu është përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit.


Holandezi mposhti konkurrentë, si treshja e Manchester Cityt: David Silva, Sergio Aguero dhe Joe Hart, si edhe Wayne Rooney (Manchester United) e Scott Parker (Tottenham) për të rrëmbyer këtë çmim.


Lojtari i ri më i mirë u shpall mbrojtësi i Tottenhamit, Kyle Walker.

Ndërkaq, Manchester City ka dominuar me numrin e lojtarëve në formacionin e vitit. Joe Hart, Vincent Kompany, David Silva dhe Yaya Toure janë votuar në njëmbëdhjetëshin më të mirë të sezonit.

PFA formacioni i vitit:

Portier: Joe Hart (Manchester City)

Mbrojtës: Kyle Walker (Tottenham), Vincent Kompany (Manchester City), Fabricio Coloccini (Newcastle United), Leighton Baines (Everton)

Mesfushorë: Scott Parker (Tottenham), David Silva (Manchester City), Yaya Toure (Manchester City), Gareth Bale (Tottenham)

Sulmues: Wayne Rooney (Manchester United), Robin van Persie (Arsenal).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...