Xavi në dyshim për Milanin

dardanmiftari | Monday, April 02, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka marrë lajme brengosëse para sfidës kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Milanit, pasi ndoshta nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e njërit nga mesfushorët më të mirë në botë, Xavi.

El Mundo Deportivo raporton se mesfushori fantastik i Barcelonës ka pësuar një dëmtim relativisht serioz dhe ka gjasa që ai të mundojë në ndeshjen kthyese shumë të rëndësishme ndaj Milanit në Camp Nou.

Xavi do t’u nënshtrohet testeve gjatë të hënës pas orës 18:00, kur dhe do të dihet zyrtarisht nëse ai do të mund të luajë apo jo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...