Zarate: E dija se koha ime do të vijë
Sulmuesi i huazuar te Interi, Mauro Zarate, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e tij në fitoren prej 5-4 ndaj Genoas.
Argjentinasi startoi vetëm për herë të shtatë këtë sezon në Serie A, ndërsa shënoi golin e katërt të Nerazzurrëve.
“Ndjej vetëbesim që i jam kthyer vetes, gjë që më mungonte. Trajneri Andrea Stramaccioni ishte i rëndësishëm, me vetëm tri fjalë ma ndërroi mendjen”.
“Ndjehem mirë me rolin që mu caktua sot (e diel). Nga e majta mund të krijoj rast për të goditur, ndërsa nga e djathta më rrallë depërtoj në zonë”.
“Sot u ndjeva i gatshëm, e dija se koha ime do të vijë”, ka deklaruar Zarate për Inter Channel.
Category: Futboll
0 Komente