Allegri: E ardhmja e ime, te Milani
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij në San Siro.
Së fundi kanë qarkulluar spekulime se pronari i klubit, Silvio Berlusconi, mendon ta zëvendësojë atë nëse ai nuk e fiton titullin e dytë radhazi në ligë. Por Allegri edhe një herë ka konfirmuar se nuk është i shqetësuar nga spekulimet.
“Jam i lumtur te Milani. Puna ime këtu sapo ka filluar. Unë kam një raport të shkëlqyeshëm me Berlusconin dhe ai më ka thënë se nuk mendon për spekulimet të cilat qarkullojnë”, ka deklaruar Allegri.
Category: Futboll
0 Komente