Anglia mund ta përsërisë suksesin e Chelseat

dardanmiftari | Thursday, May 24, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi francez, Patrice Evra, beson se Anglia do të përpiqet që ta përsërisë suksesin e Chelseat në Kampionatin e sivjetmë Evropian.

Chelsea është kampion i Evropës për klube, pasi mposhti në finale të Ligës së Kampionëve Bayern Munichun, ndërsa lojtari i Manchester Unitedit mendon se triumfi i Bluve do të jetë një shtytje për Tre Luanët.

“E marr shembull Chelsean. Ata ishin në një moment shumë të keq kur Di Matteo e mori drejtimin”.

“Mirëpo, përfunduan si kampionë të Evropës. Skuadra e Anglisë mbetet ekipi që vërtet dëshiron të na mposhtë”, ka thënë Evra për The Sun.

Anglia është në një grup me Francën, Suedinë dhe Ukrainën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...