Austria bojkoton Euro 2012 në Ukrainë

dardanmiftari | Wednesday, May 02, 2012 | 0 Komente

Qeveria e Austrisë ka bërë të ditur se do të bojkotojë ndeshjet e futbollit të Euro 2012 në Ukrainë, për të protestuar trajtimin që i bëhet në burg ish-kryeministres ukrainase, Yulia Tymoshenko.

Ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger, ka thënë se asnjë zyrtar i qeverisë austriake nuk do të ndjekë ndeshjet që do të zhvillohen në këtë vend.

Sipas REL, Tymoshenko që po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim, për shkak të “shpërdorimeve të detyrës zyrtare”, ka thënë se është rrahur nga rojet e burgut dhe ka nisur grevën e urisë. Mbështetësit e saj thonë se dënimi i ish- kryeministres ukrainase është i motivuar politikisht.

Ukraina është nikoqire e Euro 2012 së bashku me Poloninë. Gjermania po ashtu ka thënë se po shqyrton vendimin për bojkot të ndeshjeve që luhen në Ukrainë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...