Buffon: Asnjë titull nuk është si ky

dardanmiftari | Wednesday, May 16, 2012 | 0 Komente

Gianluigi Buffon mendon se fitimi i Scudettos këtë sezon ishte arritje unike e Juventusit.

Këtë vit, bardhezinjtë e fituan trofeun e parë të kampionit që pas skandalit Calciopoli (2006), ndërsa e kaluan sezonin 2011/2012 pa asnjë humbje.

“Festa e kësaj Scudetto ishte e shkëlqyer. Kishte shumë kënaqësi që e kemi pasur të mbyllur përbrenda. Ky titull nuk i ngjan asnjë tjetri që kemi fituar dhe nuk do të jetë asnjë si ky”, ka deklaruar numri një i Juves.

Buffon u transferua te Bianconerët në vitin 2001 nga Parma, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2014.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...