Buffon: Momenti më i mirë në karrierë

dardanmiftari | Monday, May 07, 2012 | 0 Komente

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se fitorja e titullit këtë sezon është “momenti më i mrekullueshëm në karrierën e tij”.

Buffon kishte frikë se ai i kishte njollosur shanset e skuadrës për titull pas gafës së bërë javën e kaluar kundër Lecces, por fitorja ndaj Cagliarit i dha një ndjenjë krejtësisht të kundër atij.

“Është e pakuptimtë të them se gabimi nuk rëndoi në mua ose të më lërë një shenjë. Më shumë se gjithçka tjetër, kisha frikë se do të isha përgjegjës që dikush të tensionohet ose të ketë frikë në hapin e fundit. Kjo është arsyeja se pse kalova kohë të vështira në tri ditët e kaluara”.

“Ato ishin tri ditët më të tmerrshme të miat në këtë sport. Kisha frikë se e kisha humbur titullin me gabimin tim. Kisha një ndjenjë të lartë përgjegjësie”.

“Andaj, pa dyshim se pas Kupës së Botës kjo është kënaqësia ime më e madhe në jetën time sportive. Përfundimisht kjo i jep kuptim frazës se me punë gjithçka shpaguhet. Gjithmonë kam menduar se ishte 20 për qind e vërtetë dhe 80 për qind retorike, por tash mendoj se është 80 për qind e vërtetë”, ka thënë Buffon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...