Chelsea fiton Kupën FA
Me rezultat prej 2-1, Chelsea ka triumfuar përballë Liverpoolit në finalen e Wembleyt, për të rrëmbyer trofeun e Kupës FA për këtë sezon. Një pasim i Juan Matas nuk u pastrua si duhet nga mbrojtja e Redsave dhe Ramires ishte aty për ta mposhtur portierin Reina, i cili duhej të reagonte më mirë (11’).
Bellamy ka mundur ta barazojë rezultatin në fraksionin e parë, megjithatë skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e Bluve.Në gjysmën e dytë, lojtarët me fanellat e kaltra realizuan sërish për të dëshmuar se ishin aty për triumf. Lampard dërgoi një top drejt Didier Drogbas në zonë dhe sulmuesi nga Bregu i Fildishtë e dyfishoi epërsinë (52’).
Ishte minuta e 64, kur Andy Carroll e ktheu Liverpoolin në lojë falë asistimit të Enriques.Në vazhdim lojtarët me fanellat e kuqe morën zemër dhe u përpoqën që ta dërgonin lojën në vazhdime, mirëpo dështuan në tentativat e tyre.
Një rast të mirë shënimi e pati Carroll, mirëpo goditjen e tij me kokë e ndali portieri Cech. Edhe pse pati dyshime se topi e kaloi vijën fatale, megjithatë mbetet vendimi i arbitrit se nuk ishte gol.
Ky është suksesi i parë i Chelseat nën drejtimin e Roberto Di Matteos, ndërsa Blutë do ta kërkojnë edhe një tjetër trofe në finale të Ligës së Kampionëve më 19 maj, ku luajnë kundër Bayern Munichut.
Category: Futboll
0 Komente