“Dalglish u shkarkua për të mirën e Liverpoolit”
Drejtori i Liverpoolit, Ian Ayre, ka mbrojtur vendimin e pronarëve të klubit për të shkarkuar Kenny Dalglish, duke thënë se largimi i tij është për të mirën e klubit nga Anfield.
“Unë nuk mendoj se në ndonjë mënyrë lojtarët ndihen të dëshpëruar. Ishte vendim shumë i vështirë, pasi ishte Kenny. Tifozët e Liverpoolit dhe pronarët ndihen keq, por duhen marrë vendime të vështira për ta kthyer ekipin në rrugën e duhur”.
“Por, ne jemi shumë të përkushtuar ndaj klubit që ta bëjmë shumë të suksesshëm. Mendoj se në futboll ju duhet vullnet i madh për të fituar dhe përkushtim ndaj vendimeve shumë të vështira që duhet t’i merrni”, ka potencuar Ayre.
Category: Futboll
0 Komente