Di Matteo: Arritje fantastike, merituam fatin

dardanmiftari | Sunday, May 20, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i përkohshëm i Chelseat, Roberto Di Matteo, ka lëvduar të arriturën fantastike të ekipit të tij, pas fitores në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit të Munichut.

Blutë kanë hyrë në ndeshje pa lojtarët kyç për shkak të suspendimeve dhe përkundër këtij fakti, ata kanë arritur të mbrohen mjaft mirë dhe në fund triumfuan.

“Ishte shumë stresuese. Ishte një e arritur fantastike e lojtarëve”.

“Ndeshja nuk ishte ideale për ne për shkak të suspendimeve, lëndimeve pas 120 minutave lojë me lojtarë që s’kanë luajtur që tre-katër javë dhe është thjesht e pa besueshme, pasioni dhe krenaria që lojtarët kanë arritur të sjellin në shtëpi bashkë me këtë trofe”.

“Bayerni ishte ekipi më i mirë gjatë pjesës më të madhe të takimit, por goli i Drogbës është thjesht fantastik. Ai është rezultat i punës ekipore, mbrojtjes dhe mesfushës fantastike që punoi gjatë gjithë ndeshjes pa u ndalur. Mendoj se merituam edhe fatin”, është shprehur Di Matteo pas triumfit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...