Di Matteo mohon shkëmbimin Torres-Falcao

dardanmiftari | Wednesday, May 16, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Chelseat, Roberto Di Matteo, i ka quajtur të pavërteta pohimet rreth shkëmbimit mes Fernando Torres dhe sulmuesit të Atletico Madridit, Radamel Falcao.

Ishte Atletico skuadra me të cilën spanjolli bëri emër para se të kalonte te Liverpooli dhe pastaj u shit te Blutë për 50 milionë funte. Megjithatë, ai ka dështuar që ta shpaguajë veten në Stamford Bridge.

Ndërkohë që Falcao ka shkëlqyer te klubi spanjoll që pas transferimit nga Porto, duke shënuar 36 gola dhe duke i ndihmuar Atleticos që ta fitojë titullin e Europa League këtë sezon.

“Këto janë vetëm spekulime. Unë kam raporte të shkëlqyera me Fernandon dhe besoj se ai do të jetë këtu sezonin e ardhshëm”, ka thënë Di Matteo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...