Diego: Ishim të përkryer

dardanmiftari | Thursday, May 10, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Atletico Madrid, Diego, mendo se skuadra e tij bëri një paraqitje të përkryer në fitoren 3-0 ndaj Athletic Bilbao në finalen e Ligës së Evropës.

27-vjeçari shënoi njërin nga golat pas një aksioni të vetëm të tij në minutat e fundit të ndeshjes dhe është plot lëvdata për arritjen e skuadrës së tij.

“Ne luajtëm kundër një rivali të vështirë si Athletic, por ne luajtëm një ndeshje po thuajse të përkryer”.

“Ishte një ndeshje e vështirë, ne kurrë nuk thamë se do të jetë e lehtë. Duhet ta falënderoj Zotin për këtë fitore”, ka thënë Diego për faqen zyrtare të UEFA-së.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...