Ferguson: Nuk kemi nevojë për ndryshime të mëdha

dardanmiftari | Tuesday, May 15, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se skuadra e tij nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha, pavarësisht se humbi titullin ndaj Manchester Cityt këtë sezon.

“Ne ua kemi vënë syrin disa lojtarëve të caktuar dhe duam të sigurohemi që evolucioni të vazhdojë te United”.

“Unë kam qenë në klub për 25 vite dhe më duhet t’i ruaj standardet e caktuara të cilat na kanë mbajtur neve aty gjithë kohën”.

“Ne nuk fitojmë gjithmonë edhe pse gjithmonë jemi aty, që është një meritë e madhe se si ne i shohim gjërat. Por nuk ka asgjë materialisht keq me ne. E di se ka disa kritikë, por ne kemi fituar 89 pikë”, ka thënë Fergie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...