Forlan kërkon të largohet nga Interi

dardanmiftari | Friday, May 11, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Interit, Diego Forlan, kërkon që të kalojë gjatë verës te klubi brazilian Atletico Mineiro, gjithnjë sipas babait të uruguaianit.

Forlan u transferua verën e kaluar nga Atletico Madridi te Interi dhe dështoi që të shfaqë formën e tij me Nerazzurët, ndërsa tani zgjidhja e vetme për të është largimi.

“Diego kurrë nuk ka luajtur te Interi në pozitën e tij natyrale. Ai ka pasur një lëndim, por ai kurrë nuk ka qenë i varur nga problemet fizike. Ai është thjesht i pikëlluar pse nuk ka luajtur në pozitën ku ka pasur sukses te Villarreali dhe Atletico Madridi”.

“Gjithçka thotë se ekziston mundësia që ai të luajë në Brazil, sepse ai dëshiron të luajë në Kupën e Konfederatave dhe Kupën e Botës. Ai mund të luajë edhe tri vjet. Ne duam që marrëveshja me Atletico Mineiron të arrihet. Nga ajo që dimë, Interi do ta mundësojë transferimin”, ka deklaruar babai i Forlan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...