Fundi i një epoke te Milani

dardanmiftari | Monday, May 14, 2012 | 0 Komente

Largimi i lojtarëve, si Alessandro Nesta, Gennaro Gattuso, Filippo Inzaghi, Clarence Seedorf, Gianluca Zambrotta dhe Mark van Bommel shënon përfundimin e një epoke te Milani – ka thënë zëvendëspresidenti Adriano Galliani.

“Do të na mungojnë këta kampionë të jashtëzakonshëm, njerëz të mirë që e mbajtën zhveshtoren ashtu siç duhej. Është fundi i një epoke”.

“Milani është një klub që i do lojtarët e vet dhe kjo është gjithmonë reciproke. Nuk flas vetëm për ata që kanë qenë këtu për një dekadë, por edhe për ata si Van Bommel, i cili ka qenë këtu vetëm për një vit e gjysmë”, citohet Galliani nga faqja zyrtare e Rossonerëve.

Katërshja legjendare – Gattuso, Inzaghi, Seedorf dhe Nesta – gjatë qëndrimit te Milani kanë fituar dy tituj të Serie A, një të Kupës së Italisë, dy Superkupa të Italisë, dy tituj të Ligës së Kampionëve, dy Superkupa të UEFA-s dhe një titull të Kupës së Botës për Klube.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...