Galliani: Ibra nuk shkon te Reali

dardanmiftari | Saturday, May 05, 2012 | 0 Komente

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka siguruar tifozët Rossoner se Zlatan Ibrahimovic nuk do të largohet nga kampioni i Italisë, përkundër spekulimeve se bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka telefonuar sulmuesin suedez.

“Unë nuk është që s’kam besim te Mourinho. Por, Ibra ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë te Milani”.

“Unë jam në marrëdhënie shumë të mirë me Ibran, ai nuk ka kërkuar nga unë të largohet, por as unë nuk e kam pyetur nëse Mourinho e ka kontaktuar. Unë nuk spiunoj telefonët e kolegëve të mi e aq më pak të Ibrahimovicit”, ka sqaruar Galliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...