Giovinco ka marrë ofertë nga Barca

dardanmiftari | Monday, May 21, 2012 | 0 Komente

Sulmues i Parmës, Sebastian Giovinco, ka marrë një ofertë nga Barcelona – ka bërë të ditur agjenti i tij, Andrea D’Amico.

Italiani, i cili është në bashkëpronësi të Juventusit, pritet të largohet nga Ennio Tardini gjatë verës, ndërsa përfaqësuesi i tij ka thënë se Barca është një nga shumë klubet e interesuara për shërbimet e 25-vjeçarit.

“Ai do të shkojë te një klub që do ta bëjë të ndjehet i rëndësishëm dhe ku do ta ketë mundësinë që të tregojë kualitetet e tij. Ai ka pranuar shumë oferta, nga Italia dhe jashtë vendit, duke përfshirë edhe një ofertë më të re nga Barcelona”, ka thënë D’Amico për Radio Mana Mana.

Megjithatë, agjenti ka sqaruar se klienti i tij do të vendosë për të ardhmen pas Kampionatit Evropian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...