Grizzlies barazojnë serinë ndaj Clippers

dardanmiftari | Saturday, May 12, 2012 | 0 Komente

Memphis Grizzlies i kanë shpëtuar eliminimit duke mposhtur skuadrën e prekur nga lëndimet Los Angeles Clippers me rezultat 90-88 për të barazuar në 3-3 serinë e ndeshjeve dhe për t’i hapur rrugë ndeshjes së shtatë vendimtare në rundin e parë të playoffit.

Edhe pse ishin në disavantazh prej tetë pikësh në çerekun e katërt, Grizzlies luftuan për të pasur një seri 10-0 dhe për të marrë avantazhin me pesë minuta të mbetura deri në fund të ndeshjes, avantazh të cilin më pas e ruajtën deri në fund.

Seria zhvendoset në Memphis për ndeshjen e shtatë që zhvillohet të dielën, fituesi i të cilës do të kualifikohet në rundin e dytë të playoffit, që është edhe gjysmëfinale e Konferencës Perëndimore, ku do të takojë San Antonio Spurs.

Marc Gasol ishte më i miri te Memphis me 23 pikë derisa Zach Randolph kontribuoi me 18 pikë dhe 16 kërcime. Blake Griffin ishte më i mirë te Los Angeles me 17 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...