Guardiola: Do të pushoj një vit

dardanmiftari | Friday, May 11, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se ai do të pushojë një vit për të parë më pas se çfarë do të ndodhë dhe se cilën prej ofertave do ta pranojë.

Guardiola vendosi të largohej nga Barcelona për t’i dhënë kështu fund aventurës së tij trevjeçare me plot 13 tituj të fituar, e për t’i dhënë kështu edhe vetes një pushim shumë të merituar.

“Unë do të pushoj një vit dhe të shoh se çfarë do të ndodhë. Unë nuk kam ndonjë plan, madje nuk kam plane për t’iu rikthyer zejes së trajnerit”.

“Unë do të bëj diçka, por nuk do të më shihni aq shumë”, ka deklaruar Guardiola

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...