Heynckes: Chelsea meritoi trofeun

dardanmiftari | Sunday, May 20, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, ka pranuar se Chelsea e meritoi të fitonte finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma, duke fajësuar ekipin e tij që nuk arriti t’i konkretizojë mundësitë.

“Mendoj se unë duhet të them se luajtëm lojë të mirë, por kemi qenë shumë të pa fat. Lojtarët tanë kanë pasur shpirt shumë të fortë gjatë ndeshjes dhe kemi parë se si kanë luajtur. Ne kemi sulmuar nga fillimi dhe kurrë nuk i kemi dhënë rastin Chelseat që të përgjigjet”.

“Chelsea është mbrojtur mirë, por ne nuk kemi arritur t’i shfrytëzojmë rastet tona dhe fatkeqësisht e humbëm edhe një penalti. Ne humbëm epërsinë tonë prej 1-0 dy minuta pa përfunduar finalja dhe kështu Chelsea e meritoi trofeun”, ka deklaruar Heynckes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...