‘Higuain kushton 150 milionë euro’

dardanmiftari | Saturday, May 12, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se klubi nuk do ta shesë Gonzalo Higuainin, përveç nëse ndonjë klub paguan 150 milionë euro për thyerjen e kontratës së tij.

Nga skuadrat që kërkojnë shërbimet e argjentinasit, Paris Saint-Germain është më e zhurmshmja, mirëpo trajneri portugez thuajse ka shuar shpresat e drejtorit të klubit francez, Leonardo, për transferimin e Higuain.

“Disa njerëz duket se harrojnë që lojtarët janë pronë e klubeve. Ai nuk do të shkojë në Itali, Angli ose Francë, përveç nëse dikush paguan 150 milionë euro”.

“Në duam që ai të vazhdojë me ne, sepse është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë”, ka thënë Mourinho në një konferencë për media.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...