Hodgson mirëpret suksesin e Chelseat
Trajneri i Anglisë, Roy Hodgson, ka deklaruar se triumfi i Chelseat në Ligën e Kampionëve është i mirëseardhur për përfaqësuesen që drejton.
Frank Lampard, Gary Cahill dhe Ashley Cole ishin anglezët që luajtën në finale, ndërkohë që John Terry i suspenduar ka dhënë kontributin e tij në ndeshjet e kaluara.
“Është një sukses i madh, jo vetëm për Chelsean, por për gjithë futbollin anglez”.
“Të shpresojmë që lojtarët që luajtën mbrëmjen e kaluar (e shtunë) ta bartin formën e tyre edhe në Evropian, sepse po të luajnë po aq mirë, atëherë kjo do t’u japë shtytje mundësive tona”, ka thënë Hodgson për Sky Sports.
Category: Futboll
0 Komente