Interi e ka blerë Guarinin – thotë agjenti

dardanmiftari | Wednesday, May 16, 2012 | 0 Komente

Klubi i Interit e ka shfrytëzuar mundësinë për blerjen e të huazuarit nga Porto, Fredy Guarin – ka deklaruar agjenti i lojtarit, Marcelo Ferreyra.

Kolumbiani kaloi në Giuseppe Meazza në muajin janar në formë huazimi gjashtëmujor, por tre muajt e parë nuk mundi të luajë si pasojë e një lëndimi.

Megjithatë, në gjashtë paraqitjet e tij nën Andrea Stramaccionin, 25-vjeçari duket se ka lënë përshtypje, ashtu që Nerazzurët e kanë blerë atë për 12.5 milionë euro.

“Mund të them që Guarin është shumë i kënaqur, i lumtur me mendësinë te Interi dhe shumë falënderues ndaj Portos”.

“Kjo është më e mira për Porton, Interin dhe Fredyn”, ka deklaruar Ferreyra për Maisfutebol, duke shtuar se lojtari e falënderon presidentin e klubit të mëparshëm, Pinto da Costa, që e ka lejuar këtë transferim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...