Juve, 50 milionë për Cavanin
Juventusi ka dërguar një ofertë të re të vlefshme pothuajse 50 milionë euro për yllin e Napolit, Edinson Cavani.
Mediaset shkruan se Juve është duke ofruar 30 milionë euro si edhe sulmuesin Alessandro Matri, i cili vlerësohet rreth 18 milionë euro, për të marrë shërbimet e sulmuesit uruguaian.
Megjithatë, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, i ka thënë Juventusit të vijë me diçka më të mirë pasi ai nuk është i interesuar ta shtojë Matrin në ekipin e trajnerit Walter Mazzarri.
Ndërkohë, agjenti i Cavanit do të fluturojë për në Montevideo (kryeqytetin e Uruguait) për të diskutuar me lojtarin planet e tij për afatin kalimtar të verës.
Sulmuesi i qendrës mbetet cak edhe i dy gjigantëve anglez, kampionit të Ligës Premier, Manchester Cityt, dhe kampionit të Evropës, Chelseat.
Category: Futboll
0 Komente