Kupa në duart e Napolit

dardanmiftari | Sunday, May 20, 2012 | 0 Komente

Napoli ia ka shkaktuar humbjen e parë sezonale Juventusit në të gjitha garat duke e mposhtur me rezultat 2-0 në finalen e Coppa Italia që u zhvillua në Stadio Olimpico të Romës.



Minutat e para të takimit flasin për lojtarët e Napolit, të cilët e filluan më mirë ndeshjen dhe ishin më të rrezikshëm, ndërkohë që bardhezinjtë nuk mund të inkuadroheshin në lojë.




Mirëpo, pas një periudhe kohore lojtarët e Juves u kthyen në lojë dhe filluan të krijonin raste. Sidoqoftë, pas gjysmës së parë të takimit rrjetat mbetën të paprekura.


Në fraksionin e dytë, portieri Marco Storari bëri një ndërhyrje të gabuar në Lavezzin dhe arbitri akordoi penalti.


Përgjegjësinë e mori Edinson Cavani, i cili rezultoi i saktë nga pika e bardhë (63’), për t’i kaluar në avantazh napolitanët.




Pas golit të pësuar, Antonio Conte bëri ndryshime ofensive dhe Bianconerët u përpoqën ta barazonin rezultatin, mirëpo pa sukses.


Derisa Juventusi nuk shënonte, pas një kundërsulmi klasik, Marek Hamsik shënoi edhe golin e dytë dhe të sigurisë (83’) për skuadrën e Walter Mazzarit.




Ky është trofeu i katërt i Napolit në Coppa Italia, pasi e ka fituar atë edhe në sezonet 1961/1962, 1975/1976, 1986/1987.




Ndryshe, kjo ishte ndeshja e fundit zyrtare e Alessandro Del Pieros me Juventusin. Kapiteni legjendar luajti deri në minutën e 68-të kur u zëvendësua nga Mirko Vucinic.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...