Liverpool kthehet kah Redknapp?

dardanmiftari | Wednesday, May 23, 2012 | 0 Komente

Liverpool është duke menduar një ofertë befasuese për menaxherin e Tottenhamit, Harry Redknapp.

London Evening Standard shkruan se Redknapp është cak emergjent për t’u bërë menaxher i ri i Liverpoolit, pasi klubi shkarkoi Kenny Dalglish javën e kaluar.

Redknapp mendohet se i është shtuar listës pasi Frank de Boer, Jurgen Klopp, Didier Deschamps dhe Brendan Rodgers, që të gjithë kanë përjashtuar mundësinë për të drejtuar Redsat.

Besohet se pronarët e Liverpoolit, Fenway Sports Group, janë të impresionuar nga puna e Rednapp në White Hart Lane dhe stili i futbollit që ai aplikon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...