Liverpooli, humbje prej 50 mil. funtesh

dardanmiftari | Thursday, May 03, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Ian Ayre, ka këmbëngulur se The Reds janë në formë mjaft të mirë financiare, përkundër faktit se klubi nga Anfield ka regjistruar humbje prej 49.4 milionë funtesh për këtë sezon.

“Mendoj se njerëzit do të fokusohen në humbjen prej 50 milionë funtesh dhe se nuk ka biznes këtu, por më tregoni se cili klub nuk ka humbje”.

“Pjesa më e madhe e humbjes është për shkak të projektit të ish-pronarëve për ridizajnimin e stadiumit, i cili është defunksionalizuar. Me pronarët e rinj, gjithçka ndryshoi dhe për këtë ka pasur shpenzime që në këtë rast po reflektohen me humbje. Nëse nuk do të kishin qenë këto ndërrime në pronësi dhe në pankinë, atëherë sigurisht se do të kishim qenë në profit të madh”, ka deklaruar Ayre për Liverpool Echo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...