Low nuk është i interesuar për Chelsean
Përzgjedhësi i Gjermanisë në futboll, Joachim Low, do ta refuzojë nëse në adresë të tij arrin ndonjë ofertë nga Chelsea.
Low, 52-vjeçar, sapo ka nënshkruar kontratë të re me federatën gjermane të futbollit (në mars) dhe dëshiron të drejtojë Gjermaninë edhe në Botërorin e ardhshëm pas dy vitesh.
“Joachim dëshiron të qëndrojë deri në Kupën e ardhshme Botërore, së paku. Për të nuk është e rëndësishme se sa shumë para i ofrohen”, ka thënë burimi.
Daily Express bën të ditur se refuzimi i tij është goditja tjetër për Roman Abramovich i cili është në kërkim të një menaxheri të ri. Ky i fundit pritet të rikthehet me ofertë tjetër për ish-menaxherin e Barcelonës, Pep Guardiola.
Category: Futboll
0 Komente